![]() |
Shkenctarë dhe historianët
kosovarë në punimet e tyre shkencore, mbeshtetëten Komunitetin
Egjiptiano- Shqipëtarë në origjinen e lashtë të
tyre nga Egjipti. Një thënje nga prof. Esat Satvileci thuhet "Hisoria është me e mir kur shkruhet me doren tënde" , pra komuniteti Egjiptiano-Shqipëtar , patë dhe ka histori por për fat të keq nuk pati shkenctar dhe historian, tha organizatori i simpoziumit ,njëherit edhe deputet z.Xhevdet Neziraj. |
Instituti Albanalogjik në Prishtinë , ishte vatra ku e gjeten takimin
disa Shkenctarë, historianë dhe etnologë më eminent të
Kosovës dhe Maqedonisë në mungesë të arsyeve objective
të studiuesve nga Shqipëria ,duke kontribuar me punimet e tyre shkencore
në lidhje me temen se kush janë Egjiptiano Shqipëtarët e
Kosovës ? - "Albanofonet"( Shqipfolesit).
Organzimi e Tribunës është bër nga Shoqata Egjiptiane e
Kosovës nën mbeshetje finansiare nga Diaspora . Që në hyerje
, organizatori z. Xhevdet Neziraj përshendeti të pranishmit si historianët
dhe shkenctarët,zyrat ndërkombetare , Osce-n ,qeveritaret dhe deputetet
e Kosovës si dhe numrin masivë të pjemarrësve. Dhe me një
para hyerje foli për rendësin dhe humanitetin e tribunës e cila
në vehte ka histori , antropologji dhe politikologji që e plotëson
nevojën shpirtrore të popullit të tijë për njohjen
e vet vehtes.
Dyndejet e Popujve kan bër që nga të gjitha vendet të kesaj
levizje të popullsisë.
Komunitetei egjiptian ka trashëgu një të kaluar të vështir
,sot ky komunitet ka rastin që emertimet përbuzese dhe të pakuptimta
me pa baza shkencore si magjup, evgjij , ashkali etj . me punime shkencore ta
shëndrroj në realitet dhe vet besim.
Egjiptianet Shqipëtar kanë gjuhë kultur dhe tradit të njejtë
me Shqipëtaret ,ashtu të asimiluar me të njetin rast si me Arbreshët
e Italisë, tha z. Xhevdet Neziraj.
Dëshmia më e mir se egjiptianët shqipëtar kan origjin nga
Egjipti është në veprat e të mëdhenjëve si Sami
Frashëri në vepren mbi "Afriken", Eqrem Qabej dhe Aleksander
Gjovani në veprat e tyre spjegojn termin Magjup , ku thojn se parashtsa
MA ju ka ngjitur fjales greke Agyptus, në fjalorin e sotëm si dhe
në enciklopedin e fundit nga grupi i shkrimtarve të akademis së
shknecave të Shqipërisë ka të dhena etnologjike ,kulturore
e historike për evgjit-magjupet që kan prejardhje Egjiptase.
Në vepren e Zija Shkodrës "Esnafet Shqipëtar" me 1976,
ne vepren Migjen Kelmendit "Histori e mbuluar me Shall " si dhe nga
Aleksander Stipqeviqi në Librin " Ilirët"
| Në fjalën e Akademik Mark Krasniqit u tha se un
kam marr pjesë edhe me një takim të organizuar nga një
komunitet (Ashkalit) , por ai më tepër ka qenë si manifestim
dhe ky i sotit dallon dukshëm nga ai. Populli egjiptiano- shqipëtar i ka të gjitha elementet e përbashkëta sa i përket traditave, kulturës dhe gjuhës me Shqipetarët çka don të thot ne kemi histori të përbashkët deri dikun dhe duhet të thellohet , me argumente shkencore , ashtu siç keni vepru ju Egjiptianët . Juve keni gjetë rrugën me të drejt tha Akademik Mark Krasniqi. |
![]() |
Prof.dr.Muhamet Piraku tha se shqiptaro-egjiptianët u natyralizuan në
shqiptari para ndarjes së kishës ortodokse dhe katolike dhe morën
fenë Islame.
Rreshtimet aktuale , kulturore e politike janë se shqipëtaro egjiptianët
dhe ata ashkali , nuk janë romë endacak , cergan e as rom gabel, madje
as nuk mundë të kapet me ndonjë lidhje gjaku e etnie me romët.
Në bazë të shumë të dhënave , vjetersia etnike
për pronësin e të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës
dhe Shqipërisë etnike, në Ambientin Iliro albanofon ,të
parët janë vendosur egjiptianet shqipëtar . Egjiptianet dhe Ashkalit
janë të njejtë dhe keta me koh kan marrë Gjuhën , fenë
dhe traditat e mjedisit Shqipëtarë madje vajtojn në shqip dhe
fëmiet i pagëzojnë vetem me emra Shqip , pra këta duhen
të bashkohen me një emer për rreth shqipes dhe flamurit Shqipëtar
, ashtu edhe siq po e bëjne tha Prof.Dr Muhamet Piraku.
![]() |
Në Punimin e tij shkencor Prof.Dr Skender Riza parasheh
se sinonimi Ashkali për emrin Egjiptian është emer lokal
i cili përdoret vetëm në rrafshin e Kosovës , e në
rrafshin e Dukagjinit përdoret sinonimi Magjup . Këto sinonime nga Shqipëtarët përdoren me kuptimin përbuzës.Në baz të rezultateve të studiuesve përendimor magjupet , evgjit më sakt Egjiptianet e Shqipërisë etnike , Shqipëria , Kosova dhe Maqedonia janë më prejardhje nga Egjipti., gjuha e tyre është shqipja prandaj quhen Egjiptian Shqipëtar |
apo nga populli magjup Shqipëtar apo ashkali Shqipëtar nga ana tjeter
Romët janë me prejardhje nga India dhe gjuha e tyre është
gjuha Rome tha prof. dr Riza.
Stergjyshërit e Egjiptianve, Pellazgët , djepi i të cilve ishte
Gadishulli ballkani , gjasht mij vjeqari , 4-1 para eres son u detyraun të
shperndaheshin për shkak të shtimit të tyre në pjesë
të ndryshme të Botës , të Evropes , Azis e Afrikës.
Fjala magjup , magjyp , magjip ka dal nga emri egjypt , egjupt egjipt ,mirpo
emri magjup në mjdeiset tona ka marr kuptimin përbuzës prandaj
nuk do të ishte gabim nese ky emer zavendesohet me emrin egjiptian në
pikpamje etnike dhe me emrin shqipëtar në pikpamje Kombëtare
. Prof. dr. Skender Riza pohoj se emri Ashkali duhet krejtesisht të hjeket
nga përdorimi sepse nuk etregon as përkatësin kombëtare
e as pëkatësin etnike madje as përkatësin teritoriale.
Emri Ashkali ka dal nga Fjala shqipe ashkel, ashkla ,që dmth copë
e vogël e holl e cila shkëputet nga druri të cilën e coptojn
apo e qajn me sopat , pra termi Ashkali don të thotë njeri që
copton në dru me sopat - Drurar.
Prof.dr. Maliq Osa tha se është i fascionuar me organizimin e till
i cili me të vërtet i thuhet shkencë, dhe kur mendon se a kemi
të drejtë që tju themi shqiptaro egjiptianve që kanë
prjeardhje nga Egjipti thot se duhemi patjeter ta zyrtarizojm ket komunitet
,sepse historia është shumë e qartë.
| Në munges të shkënëctarve nga shqipëria të cilët për arsye objektive , shkak i udhëtimeve munguan , fjalen e mori edhe etnologu nga Ohri njëherit edhe krytar i Unionit egjiptiano-ballkanik z.Rubin Zemon I cili mendon se sipas disa autorve edhe vete emri i vendit Maqedoni vjen nga Egjipti, sipas Teodor Sicilijanskit , historian shek. të parë para eres son , biri i Ozirisit e ka emrin Maqedon i cili është pagëzuar kur Ozirisi i ka sundu këto troje. Zemon foli edhe për disa shembuj të dhëna mitologjike , historike e arkeologjike te cilat flasin dhe tregojn se lidhjet e ballkanit me Egjiptin lashtë janë të shumtë në qdo pikpamje si konsikuencat e migrimit dhe kolonizimit të popullatës egjiptiane në gadishullin Ballkanik . | ![]() |
Prof.Dr Hakif Bajrami porosit organizatorët që të mbajnë
ketë qendrim shumë human dhe mos të turproheni por me guxim dhe
ta trashëgjn ashu si duhet sepse vetëm në ketë drejtim e
tregoni dinjitetin edhe para civilizimit edhe para popullit edhe para zotit
.
Profesor Hakiu i udhëzon hulumtuesit e kominiteteit Egjiptian që të
këkojn në fondet e personaliteteve për hulumtimin mbi origjinen
e komuniteteit Egjiptiano-Shqipetar si Milan Shuflei, në arkivin e Stambollit
në fondin e Dërvish Himes njëri ndër patriotët dhe
shkenctarët më të mëdhnenjë Shqipëtar, fondin
e Nikole Ivanoi që gjindet në Cetinjë , të hulumtoni në
punën e të madhit Sami Frasherit nga viti 1897-1898 , në fondin
e Jovan Haxhivasiloviqit , dhe në fondin e Qamil Pashës në Stamboll.
![]() |
Tribunes Shkencore i kontribuan edhe dy shkenctar që
ishin mysafir të rastit si dhe kryetari i këshillit për liri
dhe të drejta të njeriut z.Pajazit Nushi , historiani , njëherit
edhe deputet i parlamentit të Kosovëes z.Bujar Dugolli . Perfundimi i kësaj tryeze shkencore përfundoi duke u percillur me një koktel të rastit nën shkembimin e mendimeve dhe nën disponimin e pjesëmarrësve. Ne te ardhmen do të vazhdohet me kësi tribunave deri në momentin e zyrtarizimit të ketij komuniteti edhe me kushtetut , u than e fund te tryezes Shkencore . V.B. |