|
ZVICRA PUNON PER BASHKIMIN KOMBETAR shkruan:R.Ashouri |
![]() |
Ka kaluar nji peridhe e gjate prej kur per here te
pare ndigjova se edhe ne Zvicer egjiptjanet jane te bashkuar ne shoqatet e tyre.
Ky lajm ka qene per mua nji lajm teper i gazueshem sepse poashtu ndigjova se
keta antare jane shume serioz, intelegjent, dhe palodhur punojne dhe ndihmojne
popullaten tone atje ku ka nevoje. Per here te pare u takova me disa antare
nga kjo Shoqate, para dy viteve ne Frankenthal, kur ne kete kohe ishte krijuar
edhe IRDK- Zvicra. Beheshte edhe atehere fjala rreth bashkimit kombetar te egjiptjaneve
dhe ashkalijeve. Biseda ishte konstruktive, dhe per ate shkak kisha deshire
qe perseri te takohem me keta antare, dhe ta ndigjoja mendimin e tyre per mundesine
me te re te bashkimit kombetar.
Ne qytetit Bülach me priti Z. Qel Kika, njeri nga personat te cilat e kisha
njoftuar ne Frankenthal. Me mirepriti ne shtepine e tij ku ishte shoqja e tij
dhe tre femijet e tija, te cilat ishin poashtu te bindur per prejardhjen e tyre,dhe
njera nga vajzat kishte deshire qe me vone te filloje poashtu te punoje per
egjiptjanet. Z. Kika me informoi se rruges jane duke ardhur Z.Neziri dhe Z.Luboja.
Pra, i pritem duke diskutuar rreth situates aktuale ne Kosove dhe ne Zvicer.
Z. Nezirin e kisha njoftuar vetem nepermjet te internetit, dhe per Z.Lubojen
e kisha te ditur se eshte webmasteri i faqes te IRDK-se. Isha e bindur se nga
biseda me te tre personat do te dale nji intervju interesant, dhe kisha te drejte.
Prandaj dua ta ndaj kete perjetim edhe me ju lexues te nderuar:
UBE- NE fillim dua tju pershendes te treve, dhe ne te vertet jam shume e
lumtur qe u takova me ju. Na informoni ju lutem cka ka te re ketu ne Zvicer
nga aktivitet me te reja.
Q.K. -Ne fillim dua tju pershendes, te gjitheve. Si teme kryesore e kemi te
njejten teme qe e kemi pasur edhe para dy viteve: bashkimin kombetar . Ne jemi
nji popull,qellimet i kemi te perbashketa si ne Kosove ashtu edhe ne dijaspore,
dhe duhet te bashkepunojme.
UBE- A besoni se do te arrihet ky bashkim?
Q.K.- Ne jemi optimist se ky bashkim do te jete i mundshem. Por kjo nvaret edhe
nga gatishmeria e anes tjeter, te ashkalijeve.
UBE- Sa vjet jeni aktiv ne levizjen e egjiptjaneve?
Q.K.-Situata politike ka qene asisoj qe ka dashur te fshihemi mbrapa nji lisi
te madh. Ate lis te madh nuk e kam gjet asnjihere,derisa vet nuk kam dal ne
publik. Ka me teper se 4-5 vjet qe merren publikisht me ceshtjen e egjiptjaneve.
Ne Zvicer jetoj 14 vite,kam ardhur si sezonjer,dhe mbas kater viteve kam mar
lejen e qendrimit.
UBE- Ju kemi dy vajza dhe nji djal, cfar do te thuani ne qofte se femijet
martohen me ashkalije ose me rome?
Q.K.- Aty nuk mundem te them gje, ajo eshte e drejta e tyre. Nuk do te benja
asnjifar problemi
UBE-Kjo do te thote se jeni te inkuadruar ne Evrope?
Q.K.-Po, sigurisht, ne qoftese duam te jetojme ne Evrope, atehere duhet te inkuadrohemi.
Por, ideja ime eshte te shkoj ne Kanade.
UBE.- A mendoni te ktheheni ne Kosove ndonjihere?
Q.K.- Nuk mundem te pergjegjem, situata eshte e veshtire, nuk ka siguri
UBE- A besoni se Kosova do te behet nji dite Shtet multietnik? Shtet Evropijan
i cili si qe edhe shtetet evropijane do ti inkuadrojne te gjithe minoritetet,
nacionalitetet, dhe ja jep te gjithe drejtat e njeriut qe i takojne per nji
jete te lire?
Q.K.- Une besoj ne kete se nji dite te gjithe komunitet qe jetojne ne Kosove
do te jene te barabarte.
UBE - Po e vazhdoj biseden me Z. Daut Lubojen. A mundeni te pergjegjeni ne
te njejten pyetje?
D.L. - Po. Edhe une jam i te njejtit mendim dhe besoj qe nji dite , te gjithe
popujt qe atje jetojne, do ti kene te drejtat e barabarta .
UBE- Daut Luboje eshte i njohtur si web masteri i faqes www.irdk.ch.vu .
Sa vjet punoni ju per qeshtjen e egjiptjaneve?
D.L. -Une fillova me punen aktive prej vitit 1994, se pari ne shoqaten, derisa
lindi partija e IRDK-se. Aty e gjeta veten, me shume intelektuale te tjere.
UBE.- A mendoni se shoqata e egjiptjaneve nuk ka pasur mjaft intelektuale?
D.L. - Ne Zvicer nuk kemi qene shume intelektuale ne shoqaten. Kur u formua
IRDK-ja atehere u bashkangjiten shume intelektuale.
UBE- A jeni te bindjes se kur jeni me teper aktiv ne partine e IRDK-se do
ti ndihmoni me teper popullit qe gjendet ne Kosove?
D.L. - Une per vete kam shume te flas. Une si hobi e kam kameren. Prej vitit
1991 kam filluar te gjiroj per popullin shqiptar, per cdo levizje qe esht mare,
demonstrata ose tjera forma festive, dhe shume here me aktivitetet e shkrimtareve
qe jane mare ne Zvicer. Kur kam qene mysafir ne Shoqaten egjiptase, aty per
here te pare me lindi ideja qe te filloj te punoj per popullin te cilit i takoj.
Jam shkyq prej klubeve shqiptare, dhe prej vitit 1994 filloj te punoj per shoqaten
egjiptjane.
UBE- Pra deri ne ate moment keni punuar me shqiptaret dhe per shqiptaret
?
D.L. - Nuk kam gje kunder tyre, por e kam kuptuar se populli tim ka me teper
nevoje per mua, u lajemrua deshira tja jap aftesine time poullit tim.
UBE- A ju pranonin shqiptaret si nje nga ato, ose ju pranonin si ndonji gje
tjeter?
D.L.- Te them te drejten, para syve kane qene mire, por, mbas shpine,kam ndigjuar
fjale te keqija.
Te shprehem me gjuhen e popullit " do te vjen te na inqizoje ai "magjypi".
Por kjo mua nuk me ka brengos , se deri me sot kam shoqeri me ta, me thrasin
neper dasma. Fjala "magjyp" nuk me brengos aspak. Si qe nuk me brengos
as fjala "ashkali".
UBE- A mundeni te identifikoheni me termin "ashkali"?
D.L.- Jo. Kete fjale e kam ndigjuar kur kam qene femi. Por une nuk jam i pajtimit
ta quaj veten ashkali. Ky term per mua eshte term lokal,kurse termi egjiptjan,
dihet, edhe femija ka cfar te tregoje per kete term.
UBE- Si e shikoni perspektiven e egjiptjaneve ne Evrope dhe ne Kosove?
D.L.- Shume perpara. Ne Kosove kemi dymbedhjet studenta egjiptjane te regjistruara
ne Prishtine.
UBE- Tani po e vazhdoj biseden me Z. Qel Nezirin, sekretarin organizativ
te IRDK-se Zvicer. Me ju njihemi nepermjet te kontaktit ne internet.
Q.N. - Se pari dua tju pershendes, dhe ju falenderoj qe gjetet kohe te na vizitoni
, sepse kjo eshte per ne nder i madh. Mungesa e femres ne organizatat tona e
ngadalson procesin e zgjimit te identitetit etnik.
UBE - A mendoni se ndonjihere egjiptjanet balkanike do te kene fuqi te dalin
nga zinxhiret e tradites?
Q.N. - Ne qofte se nuk jemi optimista, nuk do te punonjim ne kete drejtim. E
verteta vjen shume veshtire, por ajo ka fituar gjithmone. E verteta e jone ka
argumenta te forta, per origjinen tone egjiptjane. Ti thuash vetes egjiptjas,
do te thote te jesh krenar,sepse ne Egjipt ka mbajt nji civilizim prej 5000
vjet , dhe ne te gjithe duhet te krenohemi me kete shtet.
UBE- A keni edhe ju femije?
Q.N. - Po, kam, i kam dy djem dhe nji vajze.
UBE- A do te mundeni qe ta ndikoni vajzen ta vazhdoje shkollimin, sa vjet
i ka vajza?
Q.N.- Gjithsesi, ajo i i ka 9 vjet, por per mua shkollimi eshte dicka e shenjte,qe
ne kemi nevoje per te, sidomos duhet te ndikojme ne te qe gjeneratat e reja
te shkollohen me teper se ne, dhe te ecin perpara.
UBE- Kthehem edhe nji here te Q.Kika. Si mendoni ju te ndikoni te vajzat
qe ti bashkangjiten kesaj pune per afirmimin e egjiptjaneve?
Q.K.- Te ne kjo do te behet pa ndonji ndikim te madh. Vajza ime e madhe mendon
qe ne te ardhmen te jete sekretare organizative e partise politike te egjiptjaneve
.
UBE:- Edhe nji pyetje mbeti per ju Z.Nili, si mendoni ju se a do te mundet Kosova
ne te ardhmen ti inkuadroje te gjithe grupet nacionale dhe minoritetet qe jetojne
ne Kosove? A do te mundet Kosova nji dite te behet - multietnike?
Q.N.- Procesi i stabilizimit ne Kosove eshte duke rjedhut shume ngadal. Ne si
popull nuk e kemi merituat qe te gjendemi ne kete situate.Vetem ti permendim
kontributet e egjiptasve qe jetojne ne Zvicer, ato jane shume te medha. Une
njohi njerez qe kane kontribuar edhe me 10 mije ose 50 mije Franka UCK-ne, pastaj
fondet e ndryshme si pershembull 3%-shin, dhe tju them haptasi as qe e
kemi paramenduar qe popullata shqiptare do te silleshte aq brutale me neve.
Prandaj nuk them se jam pesimist, mirepo mendoj se duhet kohe.Nese turku ka
ndejt 500 vjet atehere mendoj se NATO-ja dhe UNMIK-u duhet te qendrojne 501
vjet, qe te mund ti zgjethin te gjithat ceshtjet e pakicave.
UBE:- Si mendoni se mund te behet ky integrim, a duhet shqiptaret ne te na
pranojne,ose duhet ne te kembehemi qe te na pranojne shqiptaret?
Q.N. :-Une mendoj kjo e dyta .Na duhet se pari ta respektojme veten, ashtu qe
te munden edhe te tjeret ne te na respektojne. Kjo vetedije mendoj se po ngrihet
dita dites, sikurse kemi folur nji nate ne chat, cka kemi aritur ne per 20 vjet,
ka popuj qe nuk po e aritin as per 200 vjet. Dhe une jam i lumtur per kete,
dhe mendoj se jemi duhe hecur perpara me hapa te shpejta. Mirepo eshte e nevojshme
qe femra te kyqet , para se gjithash ne jeten politike.
UBE:- Ngadal ta mbarojme kete intervju, vetem edhe nji pyetje per te treja:
Si e shikoni ju bashkimin ose me mire thene koalicionin ndermjet egjiptjaneve
dhe ashkalijeve?
Q.N.: Per koalicionin ne si IRDK, jemi te interesuar. Kjo eshte si nje shembull,
sikur dy vllazer prej te cilave njeri punon e tjetri spunon asgje, e ne fund
duhet ti ndajne te gjitha pergjysem. Na sjemi te gatshem ti ndajme te gjitha
pergjysem, pasi qe mendojme se puna jone duhet te shperblehet. Me termin bashkim
kombetar nuk pajtohem, sepse ti tregoje vllau vllaut se e ke vlla, ose vllau
motres se e ka moter eshte total gabim.Keshtu qe duhet ulur te bisedojme me
partite e ashkalijeve vetem qe ti tregojme se ndermejt ne, nuk jemi armiq, ta
qetesojme popullin, dhe ne fund te dalim me nji komunikate, e une besoj se pala
e ashkalijeve do te pergjegjet ne kete ftese.
UBE:- Mesazhi i juaj per fund?
Q.N. :- Le te bisedojme, sepse me mire eshte te bisedojme edhe 10 vite sesa
te luftojme edhe vetem nji sekond.
D.L- Te bashkuar jemi me te forte.
Q.K : - I kisha lutur ashkalijet qe edhe neqofte se e marrin vendimin qe mos
vijne ne biseda, te na shikojne si vllazer.
| Dhe keshtu mbas disa oreve mbaroi vizita time ne Zvicer.U pershendetem me shprese se do te takohemi se shpejti me lajme pozitive, te cilat te gjithe ne jemi duke i pritur, lajme qe kane te bejne me bashkimin e grupit tone etnik te percare ndermjet egjiptjaneve dhe ashkalijeve, por prap se prapi kemi nje prejardhje, nje mentalitet, nje tradite... | ![]() |
| Nga e majta ne te djathte: D.Luboja,Q.Kika,R.Ashouri,Q.Neziri |