DW: Sa kanë qenë të rrezikuar ashkalinjtë gjatë trazirave të marsit në Kosovë?
Hoti: Po mendoj se ngjarja e fundit te popullata jonë ka krijuar një imazh negativ dhe pa perspektivë për komunitetin tonë në Kosovë. Këtë vleresim tani siç e dini mirë edhe ju e kanë bërë të gjitha institucionet nderkombëtare dhe vendore, kur kemi të bëjmë me lirinë dhe mbrojtjen e pakicave tona kombëtare. Protestat e organizuara nuk përfunduan pa e dëmtuar edhe komunitetin tonë
DW: Në ç´mënyrë e dëmtuan?
Hoti: Këtu vlen të përmendim njëren nga komunat e Kosovës Vushtrinë, ku sulmet e organizuara ishin drejtuar drejt lagjes të banuar me komunitetin tonë duke i maltrajtuar me fyerje, rrahje, djegje të shtepive dhe me pasoja të tjera. Do të thotë u dogjën me se 70 shtepi dhe u debuan afro 300 banorë, të cilët tani banojnë në kushte shumë të vështira në bazën e kampit francez. Ne kemi vizituar dhe ndihmuar disa. Rrëfimet e tyre lidhur me ngjarjen që e përjetuan janë të tmerrshme, për të cilën nuk kemi fjalë për të shprehur më tutje, por ajo që është më kryesorja ata kerkojnë ndihmë nga bashkesia nderkombëtare, sepse një gjë të tillë nuk ka mundesi ta bëjë faktori politik vendor.
DW: Mendoni se vazhdon mëria e mbetur pas luftës? Dihet se pas luftës u kryen akte hakmarrjeje nën akuzën për bashkepunim me serbet, nuk ka kaluar kjo akoma?
Hoti: Jo, kur kemi të bëjmë me egjiptianët kemi të bëjmë edhe me ashkalitë, sepse jemi një popullatë, por ata ende është hera e dyte që kanë përjetuar kete situatë dhe pas takimeve të shumta që kemi patur kemi konstatuar se personi kryesor që mundohet të implementojë kerkesat e tyre është avokati i popullit, Mark Antoni Novicki, i cili duke i patur parasysh kerkesat dhe peticionet që i janë drejtuar kërkesën e tyre se bashku me peticione iu ka derguar të gjitha instancave politike vendore dhe nderkombetarë që janë në Kosovë por edhe BE, OKB-së që kjo popullatë urgjentisht të dalë dhe ta gjejë shpetimin e saj në një vend të tretë, sepse për momentin ketu nuk ka mundësi të përballet ballafaqimeve tejet të rrezikshme.
DW: A kanë mundësi egjiptianët të punësohen sa janë të pranuar në mjedisin shqiptar.
Hoti: Sa i përket integrimit me popullatën shqiptare ne duhet të themi se faktori vendor është ai, i cili na ka ndihmuar më se shumti, por të gjitha keto të këqija që vijnë ketu nuk kanë të bëjnë me parlamentin e Kosoves, apo me qeverinë, apo faktorin politik vendor sepse të gjitha të metat vijnë nga bashkësia nderkombëtare, e cila nuk është kujdesur për ne dhe eshte e vetmja që të gjitha këto ndihma që janë drejtuar për pakicat në Kosovë ia kanë drejtuar vetëm serbëve dhe vetem për ata po mundohen. Problemet janë të theksuara tek ne është papunësia, mungesa e ndihmave humanitare, mungesa e ndertimit, ajo e asistencës sociale, mungesa e arsimit, mungesa e pjesemarrjes sonë në institucionet vendore dhe nderkombetare siguria, mospjesemarrja në mediat elektronike dhe ata të shkruara.
DW: Kush prisni se mund t´ju ndihmojë?
Hoti: Ne mendojmë se për të gjitha këto ka mundur të na ndihmojë faktori ndërkombëtar, sepse ata të gjitha që kanë të bëjnë me mbrojtjen e minoriteteve në Kosove, përfaqësues kryesorë dhe udhëheqës kryesorë në cdo institucion janë punëtore nga UNMIKU. Këtu e shohim neve problemin. Do të thotë problemi i punësimit i asistencës sociale integrimi, lirimi i banesave të uzurpuara dhe të gjitha ata ceshtje të tjera kyce që janë në interes të popullates sonë janë udhëheqësit nga UNMiK-u do të thotë faktori politik vendor.
DW: Si e vleresoni gjendjen e egjiptianeve 5 vjet pas luftes. Keni jetuar më mirë para luftës, apo pas luftës?
Hoti: Jo mendoj se tani është më e theksuar, sepse dihet se ne kemi dalë nga një luftë shumë e tmerrshme. Kjo luftë nuk ka qenë e mirë as për popullaten shumicë por edhe ne jemi të prekur nga kjo luftë, por ajo që është më kryesore se gjithë kete kohe që prej perfundimit të luftes problemet tona janë mjaft të theksuara dmth problemi kyç mbetet papunësia, arsimi, ndertimi por ajo që ballafaqohemi tani është edhe kthimi i popullates.
DW: A janë kthyer të ikurit? Sa janë kthyer, ç´mund të na thoni për këtë?
Hoti: Po ne kemi dalë me një rezolutë dhe kemi kerkuar ndihmë nga zyra në UNMIK për kthimin e minoriteteve në Kosovë dhe se mendoj se nuk kemi gjetur një gjuhë të perbashket, sepse ata kanë filluar që t´i kthejnë njerëzit nga Gjermania. Mendoj që edhe ju jeni në dijeni edhe shteti gjerman dhe ketu është bërë një shkelje flagrante që mund ta quaj ashtu e lirive dhe e të drejtave të njeriut, se njerëzit që janë kthyer vitin e ri nga Gjermania kryesisht, sepse nga shtete të tjera jo, kanë patur pasoja të ndryshme sepse edhe pse janë premtuar se do të ndihmohen kjo nuk ka ndodhur fare vetëm t´i largojnë me maltrajtime nga Gjermania. Ne kemi shkuar në vend ata vetem i kanë derguar në aeroport të Prishtinës dhe aty i kanë lënë në mëshirën e fatit. A kanë keta njerëz një bazë të ekzsitencës së tyre, ku mund të kthehen.
DW: A kanë keta njerez një bazë ekzistence, ku të kthehen?
Hoti: Jo nuk kanë edhe ne nuk na kanë besuar se po ndodh kjo, prandaj ne duke iu falenderuar kryesisë sonë që kemi në Gjermani kemi derguar avokat nga Gjermania për ta parë në vend situatën e njerëzve, të cilet janë kthyer dhe avokati që ka qenë ketu nga Berlini, që është i lidhur me Bundestagun gjerman e ka vleresuar se mund ta them lirisht se është turperuar me një vendim të tillë që e ka bërë shteti gjerman për kthimin e popullatës.
DW Ka kanë shkuar këta njerëz, që janë kthyer?
Hoti: Kanë shkuar tek të afermit.
DW: A ka për ta ndonjë ndihmë fillestare të organizuar nga shteti, apo ndonjë organizatë humanitare?
Hoti: Asgjë nuk ka, sepse organizata humanitare për kthimin e popullates siç është UNHCR merret vetem me njerëz që janë vetem brendaperbrenda Kosoves dhe në rajon me Kosoven. Ne u jemi drejtuar institucioneve gjermane dhe zivcerane, ku jeton popullata jonë që ta nderpresin kthimin e popullates, përderisa nuk krijohen kushte në Kosovë. Kushtet që duhet të krijohen më parë janë se ne kemi një numër të madh të popullatës sonë që mënjeherë pas luftës kanë ikur në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, ku femijët e komunitetit tonë në këto vende, ku jetojnë janë pa arsim, janë pa ndihma, pa rrymë, kerkojnë bukë, kerkojnë të gjitha, vetem bashkesia nderkombetare apo organizata UNHCR nuk ka bërë ende të mundurën që ata t´i kthejë në vendet e tyre dhe t´u ndertohen shtepitë dhe t´i kthehen jetes normale.
DW: Zoti Hoti, sa egjiptianë kanë jetuar para luftës në Kosove nga ana statistikore dhe sa jetojnë sot pas luftes?
Hoti: Edhe para një viti kam dhënë një deklaratë tek juve. Sipas regjistrimit të fundit që është bërë në vitin 81 në Kosovë kanë qenë 155 mijë, kurse për rrethana të ndryshme nga regjimi serb prej viteve 80-ta kanë filluar që për gjendje ekonomike dhe politike një numër i madh i komunitetit ta marrë Evropën, të largohen. Por dua të them se edhe pas luftës tani që ndodhi lufta mund të them se në Kosovë egjiptianë dhe ata që e quajnë vetem ashkali jemi 45 mijë dhe hiç më teper. Sepse presim që njëzet e sa mijë të kthehen që janë në regjion me Kosovën, ish vendet e Jugosllavisë.
DW: Cfarë gjuhe përdorin egjiptianet, në çfarë gjuhe bëhet shkollimi fëmijeve?
Hoti: Ne nuk kemi problem me gjuhë, sepse doke, zakone, të gjitha i kemi shqiptare.
DW: A jeni të kënaqur me përfaqësimin në institucionet e Kosoves?
Hoti: Po besoj se në ata komuna, ku kemi arritur të kemi pjesemarrës në asambletë komunale mendoj se puna shkon pakez me mirë, sepse dihet se ç´ka bëhet dhe ku mund të jetë buxheti, që është i dedikuar për komunitete, kurse nëpër komuna të tjera ku nuk kemi përfaqësues atëherë shohim se përfaqësues të UNMIK-ut që përfaqësojnë zgjedhjen lokale për komunitete mendoj se shumë pak na kanë ndihmuar në atë aspekt, apo hiç fare, sepse janë të obliguar apo na kanë thënë se ne jemi të orientuar nga serbet dhe juve ju kemi lënë anash fare.
Angjelina Verbica