
Ndërkaq, në këtë mbledhje është marrë vendim që të organizohet një simpozium shkencor, i cili për temë diskutimi do të kishte çështjen e prejardhjes dhe identitetin etnik e kulturor të egjiptianëve. Në këtë takim qenë të pranishëm edhe perfaqësues të degëve të IRDK-së ne Zvicër e Gjermani, zotrinjtë: Çelë Kikaj dhe Abdurrahman Ramadani, të cilët kanë konfirmuar përkrahjen e mërgimtarëve egjiptianë për një simpozium të tillë mbështetjen e tyre. Ata kanë sjellë nga diaspora egjiptiane në Zvicer e Gjermani 10.000.- euro për simpozium.
Ramadani ka transmetuar qëndrimin e diasporës në Gjermani se ata pajtohen me kërkesen e shtruar lidhur me identitetin e egjiptianëve dhe se, si qytetarë të Kosovës, duan që në ndërtimin e Kosovës të inkuadrohen me identitetin e tyre të vërtetë dhe vetëm si të tillë të japin kontributin e tyre.
"Tezat për prejardhjen tonë nga Egjipti kanë mbështetje në shkencë", thotë Bislim Hoti, kryetar i IRDK-së e anëtar i Parlamentit të Kosovës. "Tezat për prejardhjen e këtij komuniteti nga Egjipti kanë mbeshtetje në shkencen e historisë, të gjuhësisë dhe të etnografisë dhe se ato teza i kanë mbeshtetur edhe historianë të shquar, si Bujar Dugolli, Skender Riza, Rexhep Ismaili, Hakif Bajrami, Jahja Drancolli, Maliq Osi, etj", sqaron Hoti. Në mbledhje është formuar edhe grupi punues prej 5 anëtarësh, i cili do te merret me përgatitjen e simpoziumit.
"Kryetar grupi është zgjedhur Xhevdet Neziraj, deputet i Parlamentit
te Kosovës. Grupi punues fton të gjithe ata që mund te japin
kontributin e tyre, ndërsa data e simpoziumit nuk është saktësuar
për shkak të fillimit të dialogut me Serbinë", ka thënë
Hoti.