23.08.2006: Konferenca per Implementimin e te drejtave te njeriut 2006 e organizuar nga OSCE do te mbahet ketij vjeti ne Varshave,prej 2-13 Oktober.Te gjithe Organizatat jo qeveritare dhe qeveritare te Egjiptjaneve Balkanik te cilat jane te interesuara te marin pjese ne kete konference munden te lajmerohen deri ne fund te ketij muaji ne mailin: info@balkanaegypter.de. Ne kete takim eshte e duhur te marin pjese antare te kryesive te cilat munden te komunikojne ne nje nga gjuhet evropijane (anglisht,frangjisht) per shkak te komunikimit te drejtperdrejte me pjesemaresit ne kete konfrence.Me teper informacione rreth ketij tubimi mundeni te lexoni ketu.

The 2006 Human Dimension Implementation Meeting (HDIM), organized by the OSCE's Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), will take place in Warsaw, 2-13 October.

The HDIM is Europe's largest human rights conference and is a forum where representatives from government, civil society and international organizations discuss the implementation of OSCE commitments in the human dimension.

2.07.2006 - Me rastin e festimit te "Diteve "Ballkano-Egjitpijane" ne Oher u mbajt edhe turniri fudbolistik ne te cilin moren pjese 6 ekipe:
nga Struga, Resnja, Kercova,Beogradi, Ohri dhe "Veteranet".
Fotografija nga ky turnir mundeni te shikoni ketu.

25.06.2006 - Shoqata e Ballkano-Egjiptijaneve "Izida" ne Resen, Maqedoni, me rastin e festimit te"Diteve Ballkano-Egjiptijane"
qe festohen prej 24-30 qershor 2006, organizoi ekspoziten: "Etno-kultura e Ballkano Egjiptijaneve ne Prespe dhe Maqedoni".
Ekspoziten e vizituan qytetaret te Resnjes (Resen). Fjallim mbajti kryetari i UBE-se Dr. Rubin Zemon. Kete ekspozite e celli
z. Dimitar Bulzeski, kryetari i komunes te Resnjes.
Ekspoziten e vizitoi dhe z. Nazmi Arifi, kryetari i pare dhe kryetar i nderit i Shoqates te Egjiptijaneve ne RSF te Jugoslavise,
si dhe ish-kryetaret te Shoqates Egjiptijane ne Maqedoni Enver Mustafoski dhe Ulber Ali.

 


23.05.2006 - Duke ndier nevojen dhe dëshiren për një kontakt , bashkpunim , ndihmë , shkëmbim , strategji , bashkim dhe zhvillim mbar kombëtar brenda popullit Egjiptian në Ballkan , Europ gjithashtu edhe në Botë , të rinjët Egjiptian nga rrjeta rinore "Piramida" me veprim në Kosovë me ftesen e kryesisë së Shoqates " Sfinksi" e minoritetit egjyptian të Shqipërisë për Zhvillim dhe Integrim si dhe me iniciativen e vete të rinjeve nga Kosova u realizua qendrimi 5 ditor nga data 04 deri me 09 maj 2006 nga një staf i përbëre nga 6 persona. Komplet raportin nga kjo vizite mundeni ta beni download ketu.

2.05.2006- Oher .

Duke marre ne konsiderate nevojen per zhvillimin e identitetit te popullates me origjen nga Egjipti qe jeton ne Gadishullin Ballkanik, si dhe respektimin e diteve historike te kesaj popullate, kryetari i Union Ballkano-Egjiptijan jepen
Propozim

Ditet per 24-30 Qershor te festohen si "Ditet te Ballkano-Egjiptijaneve"

Justifikim

Ne daten 24 qershor 1990 u formua forma e pare e organizimit te Egjiptijaneve ne Gadishullin Ballkanik. Ne kete dite u mbajt Kongresi themellues i Shoqates te Egjiptijaneve ne Jugoslavi (duke perfshire te gjitha republikat dhe krainat te RSFJ). Ne daten 30 qershor 1997 ne Tirane u mbajt Kongresi i Pare i Shoqates te Egjiptijave ne Shqiperi.
Per ate arsye java e fundit e qershorit duhet te festohet si date i ngrimit te ndergjegjes etnike dhe te organizimit ne shoqata shoqerore. Prandaj java e fundit te muajit qershor do te festohen si "Ditet e Ballkano-Egjiptijaneve".
Ne cdo vend ku ka organizate te Egjiptijaneve ne Ballkan ose ne dijaspore duhet ne nje menyre te posacme (takim, ekspozite, koncert, koktel etj.) te festohet kjo manifestim.

Me respekt

Unioni Ballkano-Egjiptijan
kryeatar
Dr Rubin Zemon


2.05.2006.: Ne base te diskutimevee qe u mbajten ne takimin ne Mulhaim an der Ruhr ne daten 8 Prill 2006, si dhe me konsultimet qe u ben me representatoret te Shoqates te Egjiptijaneve ne Shqiperi, u soll nje konklusion qe organizohen kurse,trajnime ose shkolla verore per edukim te aktivistave te organizatave te Egjiptijaneve ne Ballkan dhe ne dijaspore.


Per ate arsye shkolla e pare do te mbahet ne Tirane (Shqiperi) ne fundin te muajit qershor, dhe fillimi i muajit Korrik.
Ne kete shkolle verore pjesemarrist do te trajnohen per historine, etnogenezen dhe kulturen te Egjiptijaneve Ballkanik, per konvektat nderkombetare per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe te pakicave kombetare, si dhe luftes kunder diskriminimit racial dhe jotelerancen.

Ne fund te shkolles verore pjesmarsit do te pajisen me diplome "aktivist i diplomuar te levizjes te Egjiptijaneve Ballkanik", dhe do te jene te njohur si presentues te verifikuar te qeshjeve dhe interesat te komunitetit te Egjiptijaneve ne Ballkan ne organizamat nderkombetare.

Kontributi i pjesmarseve do te jete 100 EUR per person, kurse per studentat dhe nxenesit te shkollave te mesem 30 EUR.

Te interesuarit te dergojne CV ne e-mailat:
ubegypt@mt.net.mk
info@balkanaegypter.com
ballkano_egjiptian@yahoo.com

 

30.04.2006- Keto jane linket per regjistrimin e organizatave ne Konferencen Boterore per
te drejtat e njeriut. Cdo organizate e regjistruar ne Gjuq mundet te regjistrohet edhe ne kete organizate:

Kliko per registracion ne:

http://www.forum-humanrights.org/pdf/inscriptionEN.pdf

Per me shume informacione kliko ne:

http://www.forum-humanrights.org/pdf/presentationEN.pdf


Me daten 8.03.2006 ne Mülheim an der Ruhr u mbajt seminari njeditor:
"Shume Interesa - Nje Qellim
Ne Favor te te gjitheve: Te integruar sa me mire ne cdo vend ku jetojme".

Ne kete seminar moren pjese me teper se 30 vete, persona aktiviste te Kryesive te Levizjeve Egjiptjane ne Evropen perendimore.Per shkak se perfaqesuesit Egjiptjane nga Shqiperia dhe nga Kosova nuk munden te marin pjese ne kete seminar, rendi i dites u plotesua me disa shkembime.

Ne fillim te seminarit, mysafiret i peshendeti Zoteri Dr. Frank Steinfort, drejtori i qytetit Mülheim an der Ruhr, ku e shfaqi kenaqesine e tij qe qyteti Mülheim e ka ate mundesi te jete prites i Organizatave Egjiptjane nga Evropa.

 

 

Mbas tij mysafiret i pershendeti Zoteri Enver Shen, Kryetari i Keshillit Integrues ne Mülheim an der Ruhr. Pjesemaresit e shfrytezuan kete rast ta pyesin Zoterin Shen se si e perballojne problemin e integrimit te tjeret, dhe me cfar lloji problemesh te huajt takohen si ne Gjermani ashtu edhe ne vendet e tjera ku te huajt jane pakice kombetare. Pervec te tjerave Z.Shen theksoi se elementi nacional sa eshte pozitiv, ne anen tjeter eshte edhe element i cili e ndalon deridiku integrimin te plote, si nga ana e shumices ashtu edhe nga ana e pakices.

 

Si pike e dyte e seminarit, propozuar nga Z. Qel Kikaj,Kryetar i IRDK-se dega Zvicer, ishte diskusioni rreth pyetjes te emertimit te partise politike te Egjiptjaneve te Kosoves- IRDK-se , a te mbetet ky emertim edhe me tutje ose duhet kjo parti ta barte emrin nacional. Nga ky diskusion doli nji propozim deklarate te cilen mundeni ta lexoni dhe te beni download ketu:

 

Mbas ketij diskusioni e mori fjalen Z.Xhavit Berisha, aktivist i Levizjes Egjiptjane, nje nga ata i cili me se miri e njeh situaten e refugjateve ne Evrope. Me temen e tij : "Situata aktuale e refugjateve te Kosoves ne Balkan", informoi rreth disa temave te cilat jane momentalisht aktuale si per tribunalin ne Hag, ashtu edhe per refugjatet te cilat ende ndodhen si azilkerkues ne Maqedoni, Mal te Zi dhe Kroaci.

Dr. Rubin Zemon, para se e filloi prezentimin e tij te Doktoratit rreth Egjiptjaneve te Balkanit, iu falenderua edhe njiherit te gjitheve te cilat materijalisht dhe shpirterisht e ndihmuan ne mbrojtjen e kesaj teze historike dhe etnologjike e cila mbeshtetet si per rralle ndonji nacionalitet tjeter, ne kater stube te cilat asnje antiteze nuk mundet ti rrezoje.
Mbas pauses te shkurter filloi pjesa punuese -konstruktive e ketij seminari. Z. Ashouri e spjegoi termin "Keshillimi Kolegjial" dhe si funksionon ky princip. Te gjithe pjesemaresit u ndane ne kater grupe punuese, te cilat duheshte ti shqyrtojne keto tema lidhur me punen e metejshme te organizatave qeveritare dhe joqeveritare te Egjiptjaneve te Balkanit: financimi, akcionet, koordinimi dhe ngritja e vetedijes. Grupi i pare - doli me me keto rezultate nga keshillimi kolegjial rreth financimit: angazhim rreth projekteve te ndryshme, hapjen e nji kontoje te perbashket per dijasporen, sjelljen e obligimit familijar, rritja e transparences financiare si dhe bashkepunim sa me te mire ndermjet shoqatave dhe partive politike.

Grupi i cili keshilloheshte rreth Akcioneve te metejshme doli me propozim per sjelljen e nji plani akcionar 5 vjecar i cili duhet ti permbaje keto aktivete: angazhimin me te madh te rinise neper kampe verore, seminare,trajnime ne vende te ndryshme per me pasur sa me teper eksperta. Akcione rreth informimit sa me te mire permes publikimit. Akcione rreth emancipimit dhe integrimit te femres ne aktivetet shoqerore, akcione lidhur me luften kunder varferise, krijimin e rrjetave te ndryshme ne Balkan dhe Evrope ku do te jene te aktivuar biznismena, politikane, OJQ, mediumet. Akcionet rreth promovimit te kultures te egjiptjaneve poashtu nuk duhet te harohen.

Grupi i trete punues rreth Koordinimit te akcioneve doli me keto propozime: Hapjen e nji baze per koordinim, e cila baze do te jete njiherit si baze per koordinimin e punes ne Evrope,se dyti do te kete biro koordinues per Kosoven. Kjo baze duhet te zhvilloje nji aktivitet me organizatat Evropiane. Duhet gjetur Projekta te vecanta te cilat do ta financojne kete Biro koordinues, ku do te jene te nenpunesuar me se paktu dy persona.

Problemi i percarjes rreth emertimit do te perbaloheshte sic propozoi ky grup punues me se miri me organizimin e seminareve regionale ku do te pergatiteshin diplom multiplikatore- experta rreth etnogjenezes te egjiptjaneve, si dhe me organizimin e tribinave dhe koncertave gjithpopullore.

Ngritja e vetedijes siq keshilloi grupi i katert punues do te arriheshte me se mire me keto aktivete: permisimin e tranparences duke shperndare ne popull vendimet e sjellura neper mbledhjet e ndryshme. Me organizimin e simpoziumeve shkencore, tubimeve gjithpopullore dhe perhapjen e te vertetes neper medijat do te arriheshte ngritja e vetedijes ne nji nivel te posacem.

 

Me shprese se keto konkluzioni te gjithe pjesemarresit do ti mirnjin me vete, dhe me nji deshire qe ata te ralizohen sa me shpejt, mbaroi ky seminar. Edhe njiherit ju falemnderohemi te gjithe pjesemaresve te cilat e dhane kontributin te tyre te pamohueshem ne kete seminar

 


.

 



 

 

Mos diskriminoni komunitetin egjiptian!
Fjala e ambasadores se SHBA-se ne Konferencen mbi
Tolerancen Organizuar nga Organizata
Ballkano-Egjiptiane "Nefreta":

Mposhtja e paragjykimeve eshte nje nder sfidat e
shumta me të cilat përballet komuniteti egjiptian.
Promovimi i mirëkuptimit reciprok dhe tolerancës,
Eshtë hapi i parë drejt mposhtjes së paragjykimit dhe
diskriminimit

Ambasadorja amerikane Marcie Ries ka marr pjesë në Konferencën mbi Tolerancën, organizuar nga Organizata
Ballkano-Egjiptiane "Nefreta". Në këtë konferencë ishte e pranishme dhe Dr.Anita Peek, drejtore e
Institutit Rosa and Raymond Parks për promovimin e të drejtave civile, me qendër në Detroit, Micigan.
Dr.Peek solli eksperiencën e lëvizjeve të të drejtave civile dhe grupeve në nevojë, në SHBA. Shkurti është
muaji gjatë të cilit, Shtetet e Bashkuara kremtojnë kontributet dhënë vendit tonë nga amerikanët me
prejardhje afrikane, si dhe betejat e shumta me të cilat ata janë përballur gjatë dhënies së këtij
kontributi. "Unë jam e njohur me pozitën e pafavorshme të komunitetit ballkano-egjiptian në shoqërinë
shqiptare. Mposhtja e paragjykimeve është një ndër sfidat e shumta me të cilat përballet ky komunitet.
Promovimi i mirëkuptimit reciprok dhe tolerancës është hapi i parë drejt mposhtjes së paragjykimit dhe
diskriminimit. Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se është pjesë e demokracisë t'i japësh të gjitha racave dhe grupeve etnike, ndjenjën e të qenit pjesë e shoqërisë, me të drejta dhe mbrojtje të barabarta. Amerikanët besojnë fuqishëm në këtë gjë, jo sepse ne kemi një shoqëri të përkryer përsa i përket Cështjeve të racës dhe etnisë, por për shkak se besojmë që cdo anëtar i shoqërisë duhet të ketë mundësinë të shprehë mendimin e tij, të dëgjohet dhe të ketë mundësi të barabarta për të përmbushur ëndrrat dhe ambiciet e tij.

. Une kam pasur mundesine te lexoj per organizaten tuaj dhe per komunitetin qe ju perfaqesoni. Une jam e
njohur me historine e gjate te komunitetit ballkano-egjiptian dhe per kontributet e shumta qe ata
i kane bere shoqerise shqiptare.
Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, ka folur per
"udhetimin e gjate" drejt barazise qe Shtetet e
Bashkuara kane ndermarre per shkak te trashegimise
sone te skllaverise. Ne fakt, ne vete e perdorim
rralle kete term, por ky udhetim i gjate ka qene
vertet pjese e procesit te demokratizimit ne Shtetet e
Bashkuara, ai proces permes te cilit Shtetet e
Bashkuara filluan te perfshijne nje pjese te
popullsise, vecanerisht amerikanet me origjine
afrikane, qe ishin perjashtuar per kaq gjate nga ligje
dhe praktika raciste dhe diskriminuese. Tani, ne jemi
perseri ne kete udhetim. Por une mendoj qe nje
rezultat i rendesishem i Levizjes per te Drejta Civile
ka qene ndryshimi ne qendrimin e shumices derrmuese te amerikaneve te cilen kuptojne rendesine e
gjitheperfshirjes si dhe rreziqet e paragjykimit,
diskriminimit dhe racizmit.
Sekretarja Rice e cila u rrit ne jugun amerikan qe
vuante nga ndarjet raciale, e kupton thelle se cfare
do te thote diskriminim dhe kupton gjithashtu rolin qe
shoqeria civile dhe qeveria luajne ne mbrojtjen e te
drejtave te grupeve te margjinalizuara. Por Sekretarja
Rice dhe paraardhesi i saj, Colin Poeell, dhe anetare
te tjere te kabinetit te Presidentit Bush qe vijne nga
grupe minoritetesh etnike dhe racore, jane gjithashtu
shembuj te gjalle te perparimit qe shoqeria amerikane
ka bere gjate dyzet viteve te fundit. Amerikanet me
ngjyre kane arritur perparim ne nje pjese te madhe
fale udheheqesve trima, te tille si dr. Martin Luther
King qe kane pasur kurajon te luftojne per te drejtat
e tyre, dhe prej te cilit, degjoj me kenaqesi, se ju
ka frymezuar. Une pershendes perpjekjet qe organizata
juaj po ben per te ndihmuar Shqiperine te behet nje
shoqeri me tolerante dhe e barabarte dhe per te bere
shqiptaret me te vetedijshem mbi kulturen, historine
dhe kontributin tuaj. Une ju uroj suksese ne
perpjekjet tuaja dhe ju falenderoj edhe nje here qe me
ftuat sot ketu."

Para fillimit te Konferences ne Tirane nji delegacion i UBE-se se bashku me z. Dr.Anita Peek, drejtore e Institutit Rosa and Raymond Parks , i vizituan disa lagje ku rojne Egjiptjanet ne Tirane ne kushte katastrofale , pa infrastrukture te rregulluar.

Ne Konferencen moren pjese poashtu edhe Ambasadori i Egjiptit ne Shqiperi, Dr. Refaat Ansary si dhe Keshilltari i tij Hamdy Choukry.

Dr. Rubin Zemon ne kete Konference u prezentua me punimin "Paragjykimet ,stereotipet dhe faji kolektiv ndaj Balkano Egjiptjaneve". Kete tekst mundeni ta lexoni ne gjuhen anglishte, ne hyrjen gjermane te ketij sajti
ose klikoni ketu..

Dr. Moikom Zejqo, historian dhe arheolog i njohur, ish drejtor i muzeit Kombetar te Shqiperise mori poashtu pjese ne kete Konference.

Nga kabineti i Kryetarit te Shqiperise Alfred Mojsiu ishte prezente Keshilltarja e tij.

Detaje me te aferta nga ky takim presim ne ditet e ardheshme nga delegacioni i dijaspores si dhe nga Kryetari i Shoqates " Nefreta" Behar Sadiku.

 

Ne daten 15 Nentor, Kryeministri i R. Shqiperise Dr. Sali Berisha, e pranoi ne vizite kryetarin e UBE Dr. Rubin Zemon. Ne takimin u be fjale edhe per qeshtjen e komunitetit Ballkano-Egjiptijan ne Shqiperi.

Berisha siguroi se komuniteti Ballkano-Egjiptijane nuk do te jete me i diskriminuar si minoritet, dhe se ne Komitetin Special per Pakicat Kombetare te Shqiperise do te kete dhe nje perfaques te Ballkano-Egjiptijaneve.
Po ashtu qeveria e re e Shqiperise do te japi edhe perkrahjen per projekte per ngritjen e nivelit socio-ekonomik te antareve te komunitetit Ballkano-Egjiptijan ne Shqiperi.

10.11.2005- Essen: simbas informacioneve te fundit nga burimeve te sigurta,
kethimi per ne Kosove eshte i parashikuar per te enten 17.11.2005 ( per ne Prishtine)
dhe te marten 29.11.2005 ( per ne Beograd)

06.11.2005 -Oher: Sot ne Oher u formua shoqata e pare e
gruas Balkano Egjiptijane ne Maqedoni "Isis". U
miratua Statuti dhe Programa si dhe u zgjodh kryesija
e shoqates. Per Kryetare te pare u zgjodh zonjysha Anish
Abas, apsolvente ne fakultetin e turizmit ne Oher.

 

Komisioni Evropian kunder racizmit dhe intolerances
e botoi raportin e trete per Shqiperine. Ketu mundeni
ta beni download raportin e lartpermendur si PDF
dokument. Ne kete dokument akuzohet Shqiperia per
racizem kunder Egjiptjaneve dhe Romeve ne Shqiperi.
Download...

 

Me 25 dhe 26 April ne Berlin eshte nenshkruar dokumenti per kethimin e
minoritetit Egjiptjan dhe Ashkali ne Kosove.

Dokumentin ne Pdf format , mundeni ta beni download ketu.

 

Minoriteti Egjiptian dhe Ashkali, janë një popull i ndarë në dy fraksione dhe i thirrur nëdy terme. Minoriteti Egjiptian dhe Ashkali vërtetë duhet të punojnë për një të mirë të popullit sepse dikujt kjo
ndarje i përshtatet për qëllimet e tyre politike. Keshtu fillon teksti i pare i Revistes te Forumit Rinor Egjiptian dhe Ashkali (FREA) forum ky Demokratik i cili u formua në mënyrë Demokratike pa marr parasysh se të cilit identitet i takon apo partie politike.
FREA ka për qëllim të tregon për vuajtjet e popullit Egjiptian dhe Ashkali, të cilët i përjetuan me
vite dhe i përjetojnë sot e kësaj dite.
Shpresojmë në të ardhmen se Revista Egjiptian dhe Ashkali do ti hapë dyert për dijalog apo për
ribashkimin e popullit Egjiptiano Ashkali. Download te kesaj Reviste mundeni te beni ketu:

Protestë masive dhe simbol i unitetit dhe bashkimit Kombetar- Së bashku jemi më të Fortë

"Vërtet jemi krenar më këtë protestë dinjitoze dhe aq masive, në të cilën morën pjesë mbi 1500 pjestarë të komunitetit tonë Ashkali dhe Egjiptas dhe njekohësisht falenderojmë edhe pjestarët e komunitetit Romë të cilët morën pjesë së bashku me ne në këte protestë. Në këte protestë moren pjesë të gjitha moshat, patëm edhe fëmij, gra, burra por edhe nëna tona bukur të shtyera në moshë të cilat kishin kaluar të 60-dhjetat".

Ne ora 10:00 filloi protesta e paralajmeruar ne Wilhelm Platz. Ne kete tubim madheshtor dhe proteste e pare masive ne te cilen moren pjese me teper se 1500 protestues ,te cilet ishin kunder kethimit te dhunshem, pa pasur para sysh se kush si deklarohet. Grupi kryesues i protestes te IQAEK i informoi protestuesit për gjendjen dhe problemet e shumta që e preokupojne pakicen tonë ashkali-egjiptjane.Dashamiri gjerman z.Nikollaus i cili tre jave ishte ne vizite në Kosovë, për të vertetuar gjendjen faktike dhe kushtet reale e jeteses e popullates sonë me fjalimin i tij vertetoi se ne Kosove ende nuk janë te plotësuara kushtet për kethimin e refugjatëve.

Delegacion i perbere nga Zonja Shahej Bajrami, z.Elez Krasniqi, z.Daut Dauti, z.Muhamet Salihi, z.Afrim Kryeziu ne ora 14:00 u pranua nga ana e ministriese te landeve gjermane, ku biseduan rreth kesaj situate aktuale me kerkese ne shkrim per te ndaluar kethimin e dhunshem.

Me keto fjale e pershkruan pershtypjen nga dita e demonstrates e cila nuk do te harohet z. Xhemail Mustafa:
" Vertet dhe ka qenë knaqsi për mua që të jem në kolonen e gjatë e të brohoriti me zërin tim së bashku me refugjatet e pakices sonë- stop kthmi i dhunshem, me guxim të lartë e krenari që jemi të kaliturë të kerkojm të drejtat tona për qendrim në teritorin gjerman.Në IQAEK-es ka njerz që kishin dijeni ta udhëheqin protesten e mirpritur shumë nga qytetaret e Shtutgardit".

Me daten 23.06.2005 me fillim ne ora 10:00 ne Aeroportin Düsseldorf u mbajt demonstrata e
paralajmeruar kunder kethimit te dhunshem ne Kosove. Ne te njejten kohe ne Stutgart mbaheshtekonferenca e minstrave te puneve te mbrendshme dhe demonstratat e paralajmerua te
I.Q.A.E.K. Fotografijat nga demonstratat ne Aeroportin e Düsseldorfit mundeni ti shikoni ketu.

Me daten 2.06.2005 ne Düsseldorf u mbajt protesta e paraljameruar kunder kethimit te refugjateve dhe azilanteve te komunitetit RAE ( Romet, ashkalite dhe Egjiptjanet nga Kosova). Ne ora 10:00 ne sheshin e Bertha-Von-Suttner Platz para HBF-it te Düsseldorfit filluan te mblidhen pjesetaret e ketij komuniteti nga te gjitha anet e republikes te NRW-se. Grupe femijesh dhe grash i pergatitnjin parolat, me te cilat donjin ta bejne me dije se nuk munden te kthehen ne Kosove. Filloi te nenshkruhet edhe peticioni kunder kethimit te dhunshem. Kete peticion e nenshkruan 500 vete.Para se filloi marshuta deri ne Ministrine e Puneve te brendshme, emocionet e pjesetareve te demonstrates filluan te kulminojne. " Wir wollen bleibe recht"; "Abschiebung Stop"- ishin thirjet te cilat filluan te ndigjohen. Keto emocione te shprehura me ze te larte, i preknjin edhe kalimtaret gjermane, te cilat i pershendetnjin demonstrantet ose me buzeqeshje ose me mirekuptim.Ne Ministeriumin e Puneve te Brendshme, delegacionin e Protestuesve e priti perfaqesuesi i Referatit per Refugjate dhe Azilante per NRW - Z. Schwalfenberg dhe Zonja Strube, te cilat e pranuan peticionin dhe Letren Protestuese te Grupit Protestues. Ata shprehen mirekuptimin e tyre per problemin e atyreve qe jane te rrezikuar me kethimin ne Kosove. Por, ndalimi i kethimit nuk nvaret vetem nga deshira e nji Ministri te puneve te brendshme si qe eshte Z. Behrens i cili eshte edhe per te dhene lejen e qendrimit, posacerisht atyre familjeve te cilat jane ne Gjermani me teper se 10 vjet,dhe te cilat jane te integruara ne shoqerine gjermane, por eshte nji vendim te cilin duhet ta permbajne dhe votojne te gjitha ministrat e puneve te brendshme te te gjitha republikave te Gjermanise, e kjo duhet te ndodhe ne Stuttgard me 23 Qershor.Mbas bisedes ndermjet delegacioneve te Ministrise te NRW-se dhe Inicijatives Qytetare te RAE, demonstrata e 2 Qershorit mbaroi pa asnji akcident. Kjo nuk ishte fundi i luftes tone, por fillimi i saj.Para demonstratave te 23 Qershorit parashtrohet nji aktivitet i madh . Duhet sa me teper te organizohemi,te bashkepunojme,qe te mundemi te dalim me nji numer sa me te madh.

7.05.2005- Sot u mbajt mbledhja e rregult e IRDK-se dega Saarlande dhe e Shoqates te Egjiptjaneve nga Kosova ne Saarlouis. Ne kete mbledhje Kryetari Afrim Kryeziu mbase i pershendeti te gjithe antaret dhe mysafiret informoi rreth akcionit te ndermare "Ndihma Humanitare" e cila ka filluar prej 30.01.2005. Kete akcion deri tani e kane permbajtur 38 familje prej gjithsej 148 familjeve te cilat jane te regjistruara ne Saarland. Te hollat nga kjo akcion i cili vazhdon edhe me tej, do te shfrytezohet per ndihme familjeve ne Kosove, Keshillit studentor, te semureve ne Kosove etj.Grupi i cili e realizon kete akcion,shejleret:Bashkim Qehaja, Hajdan Bola, Met Mahmuti dhe Perparim Rogova, i falenderuan te gjithe familjet te cilet e ndihmuan deri me tani kete akcion. Ne kete mbledhje moren pjese edhe Fadil Balija dhe Ismet Balija nga Austrija te cilat informuan rreth situates lidhur me daten 3.07.1999 kur jane rrembyer gruaja dhe vllau i Fadil Balijes, dhe disa persona te tjere nga shtepijat fqinje, dhe si deri tani ende nuk kane asnji informacion lidhur me situaten e ketyre personave te zhdukur. Kryetarja e UBE-se ne E.P. Robertina Ashouri dhe Fazli R. Sadrija- Kryetar i Komisionit për të drejtat e njeriut të UBE-se në E.P informuan rreth vendimit se me tutje duhet edhe me teper te punohet ne mbledhjen e kesi lloji informacioneve nga dora e pare, te cila informacione do te percillen me tutje ne organizatat si qe jane Amnesty International, Komisioni per te Drejtat e Njeriut te Kombeve te Bashkuara etj. sepse keto jane probleme per te cilat nuk duhet te heshtet, dhe se ne ate menyre i japim mundesi te tjereve te manipulojne me numrin e te zhdukurve nga minoriteti tone. Simbas te dhenave jo te plota, nga minoriteti jone Egjiptjan/Ashkali ne Kosove jane te regjistruar 475 persona te zhdukur, per te cilat nuk dihet a jane te vrare ose gjalle.

Ne fund te mbledhjes me nji prezentim te shkurter u shpjegua aspekti historik i punimit te Doktoratit per "Egjiptjanet Balkanik" nga Dr. Rubin Zemon.

17.02.2005 - Dr.Rubin Zemon sot e mbrojti me sukses tezen shkencore per " Egjiptjanet e Balkanit" para Akademise Bullgare te Shkencave dhe Arteve ( BANU). Te gjithe 22 antaret te komisionit ( Doktore te shkences) e pranuan pa kundershtime tezen e Dr. Rubin Zemonit. Per here te pare ne historine njerezore vertetohet me shkence egzistimi i Egjiptjaneve ne trojet Balkanike. Informacione me te gjera dhe fotografija nga kjo ngjarje monumentale do tju percjellim ne ditet e ardheshme.

Edhe njiherit UBE-ja i falenderohet te gjithe atyreve te cilet kontribuan ne shpenzimet e kesaj pune madheshtore. Suksesi i Rubinit eshte edhe suksesi i juaj.

24.10.2004 - UBE-ja na Evropen Perendimore ju informon se linku tradition- ne hyrjen gjermane dhe anglishte, si dhe ai ne hyrjen shqipe / kultura, eshte i aktuelizuar me muziken e egjiptjaneve nga vendet e Balkanit, Maqedonia dhe Shqiperia. Poashtu ju informojme se chati ne faqen www.balkanaegypter.de do te jete i hapur prej ores 21:00. Ju ftojme te mirni pjese. Te gjithe qe kane informacione ne lidhje me zgjedhjet ne Kosove jane te ftuar te diskutojne ne lidhje me kete teme.

24.10.2004 - Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, krerët ndërkombëtar i cilësuan të sukseshme ku rreth 53 % të qytetarëve të Kosovës votuan për të zgjedhurit e tyre në kuvendin e Kosovës. Zyrtarë të KQZ-së, thonë se rezultatet preliminare të zgjedhjeve priten të publikohen sot, pasdite, mirëpo, mbrëme pas mesnate, KMDLNJ-së, organizatë kjo e cila vëzhgoi zgjedhjet me 2300 vëzhgues gjithandej Kosovës, publikoi rezultatet e para të përpunuara nga 17% të vendvotimeve. Sipas tyre LDK-ja fitoi rreth 47% te votave; PDK-ja 27%, kurse AAK 8%.

Procesi i votimit në Kosovë, filloi dje në orën 7-të të mëngjesit dhe qendrat e votimit ishin të hapura deri në orën 20-të të mbrëmjes, kur edhe zyrtarisht u shpallën të mbyllura nga shefi i misionit të OSBE-së, në Kosovë, ambasadori, Paskal Fieschi. Procesi i votimit u zhvillua normalisht, nuk u shënua ndonjë incident serioz, dhe si të tilla zgjedhjet në Kosovë, krerët ndërkombëtar i cilësuan të sukseshme dhe legjitime. Mirëpo, për ta dëshpruese ishte pjesmarrja shumë e vogël e pjesetarëve të komunitetit serb.

"Zgjedhjet në Kosovë ishin një test për politikanët e shumicës në Kosovë. Mund të themë se Kosova e ka kaluar këtë test. Në ishim dëshmitar se zgjedhjet në Kosovë ishin të qeta stabile dhe po ashtu mund të themi se edhe fushata zgjedhore ishte e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident serioz. Ky është mesazhi më i mirë që nga Kosova i dergohet Evropës", tha shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen. Mirëpo, ai shumë hapur shprehu dëshprimin e tij për numrin shumë të vogël të serbëve të Kosovës të cilët morën pjesë në votime dhe që numëronin vetëm disa dhjetra.

"Më lejoni të jemë shumë i qartë. Pengimi i njerëzve për të dalë në zgjedhje nuk është sukses. Sukses është pjesmarrja e qytetarëve në zgjedhje. Ata që u rekomanduan serbëve të dalin në zgjedhje, janë përfaqsuesit legjitim të pjestarëve të komunitetit serb, ndërkaq, të ashtuquajturit përfaqësues të serbëve që u rekomanduan atyre të mos marrin pjesë në zgjedhje ata nuk përfaqsojë askë", tha Petersen. Megjithatë sipas, tij, parlamenti që do të dalë nga këto zgjedhje do të jetë shumëetnik dhe këtë fakt e bazoi në Kornizën Kushtetuese ku pakicat kanë 20 vende të rezervuara 10 nga to vetëm për serbët e Kosovës. Sidoqoftë, me pjesmarrjen prej 53 % të qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme krerët ndërkombëtar ato i cilësuan të sukseshme dhe si të tilla i shpallën legjitime. Numërimi i votave ka filluar qysh pas mbylljes së vendvotimeve, po vazhdon edhe sot, ndërkaq, shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, kërkoi nga subjektet politike që ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

24.10.2004 -Subjektet politike në Kosovë po publikojnë të dhënat e tyre se sa kanë fituar vota në zgjedhjet e djeshme edhe pse, KQZ-ja, akoma nuk ka dalë me rezultatet e saj. Bazuar në të dhënat e subjekteve politike LDK-ja llogaritet si partia që fitoi më së shumti vota.

Subjektet kryesore politike në Kosovë të cilat llogasin se kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e djeshme sot, ato po japin edhe rezultatet për numrin e votave të fituara të llogaritura nga shtabet e tyre zgjedhore edhe pse, KQZ-ve akoma nuk ka dalë më të dhënat e tij. LDK-së, e cila në zgjedhjet e shkuara ishte partia fituese edhe kësaj radhe thotë kreu i saj, Ibrahim Rugova, ajo renditet ndër subjektet që siguroi më së shumti vota.

Zyrtarë të shtabit zgjedhor të PDK-së, ndërkaq, thonë se kjo parti në zgjedhjet djeshme ka shënuar ngritje të votave edhe pse kanë pritur se do të fitojnë më shumë. Zyrtarët e PDK-së, akoma nuk kanë publikuar përqindjen e votave te fituara, mirëpo, sipas rezultateve preliminare të shpallura nga KMDLNJ-ja, kjo parti llogaritet e dyta më 27% të votave të fituara. AAK-së, ndërkaq, sipas kryetarit të saj, në zgjedhjet e djeshme ka siguruar rreth 9% te votave.

Subjekti politik ORA, ndërkaq, e cila udhëheqet nga Veton Surroi, llogaritet subjekti i katërt politik për nga votat e fituara. Në bazë të të dhënave të KMDLNJ-së, ky subjekt ka siguruar 6% të votave, mirëpo, këto të dhëna udhëheqësi i Orës, Veton Surroi, i quan të pa sakta dhe mënyrën se si këshilli i ka prezantuar rezultatet për zotin Surroi, janë të pa pranueshme dhe skandaloze. Sidoqoftë, derisa subjektet politike publikojnë të dhënat e tyre për numrin e votave te fituara, KQZ-ve akoma është duke e bërë numërimin e votave. Zyrtarë të tij thonë se, rezultatet preliminare do të publikohen nesër, ndërkaq ato përfundimtare, pas një jave. Nga ana tjetër vlerësimin e tyre për zgjedhjet e djeshme në Kosovë sot, e dhanë edhe vëzhguesit e Këshillit të Evropës. Ata thonë se zgjedhjet e djeshme ishin të sukseshme është manifestuar kulturë e lartë demokratike dhe kjo shënon një hap përpara në përmbushjen e standardeve në Kosovë të kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar.

23.10.2004- Deri në orën 14 kanë votuar 30 përqind e votuesve Zgjedhjet 2004

Deri në orën 14:00, rreth 30 për qind e zgjedhësve kosovarë kanë hedhur votën për të preferuarit e tyre në zgjedhjet e sotme parlamentare, ndërsa 200 vota me kusht janë pranuar në vendvotimet në Serbi dhe Mal të Zi deri në orën 13:00. Prishtina prinë me pjesëmarrje në zgjedhje me 40 për qind, ndërsa pjesëmarrja më e vogël është regjistruar në Zveçan me 0.14 për qind.


“Deri në orën 14:00 kanë votuar 387 mijë e 522 votues, në 566 qendrat e votimit, pra 29.93 për qind e votuesve të regjistruar”, tha në një konferencë për gazetarë, Adnan Merovci, drejtor ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Një zëdhënës i Shtyllës së Parë të UNMIK-ut (Polici e Drejtësi), Neeraj Singh, njoftoi se katër persona janë arrestuar në dy incidente të ndryshme të ndërlidhura me zgjedhjet, porse situata mbetet e qetë në tërë Kosovën.
“Incidenti i parë ndodhi në një vendotim në Ferizaj, ku kishte një mosmarrëveshje ndërmjet vëzhguesve të partive të ndryshme politike që rezultoi me lëndimin e një personi. Tre persona ishin arrestuar me këtë rast. Ndërsa një votues është arrestuar në një qendër votimi në Gjilan, për sjellje të kundërligjshme”, tha Singh.
Këto janë zgjedhjet e katërta që organizohen në Kosovën e pasluftës, ndërsa zgjedhjet e dyta parlamentare.




19.10.2004 : Njoftim nga Këshilli Studentor "Hieroglifet"


Aktiviteti 1 vjeqar i Këshillit Studentor "Hieroglifet" i themeluar dhe i udhëhequr nga studentë të komunitetit Egjiptian më qëllim të integrimit të të rinjëve të komunitetit në nivelin e lartë arsimorë , nga puna e mundshme e aktivistve të këtij këshilli në bashkpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Rektoratin si dhe me ndihmen e organizatave anëtare të rrjetes rinore "Piramida" u arrit që gjatë vitit akademik 2004/05 të regjistrohen këta studentë të poshtë përmendur të cilët i ushtrun provimit pranues dhe nuk arriten ta kalojn provimin.

Këshhilli studentor "Hieroglifet" arriti që për 18 student tju siguroj Indeksat dhe të jenë student të rregullt të Univerzitetit të Prishtinës .

Aktivistët e këshillit studentor "Hieroglifet" që kontribuan intenzivisht në këtë project ishin:
Petrit Berisha - Kryetar -kontakti- petrit_berisha@hotmail.com, +381638713179
Armend Behluli- Nënkryetar mendi_gjk@hotmail.com , +37744174039
Veton Berisha - Anëtar- +381637287591

11.10.2004 - Te nderuar vizitore! Linku " Galeri" eshte i aktuelizuar me fotografija te dhunes ndaj Z.Behar Sadikut. Z. Sadiku ka nevoj per ndihme. Kush mundet dhe ka deshire ta ndihmoje, kete mund ta beje nepermjet te linkut "Ndihme", duke zgjedhur kategorine " Flüchtilinge und Personen" ( ndihme per refugjatet dhe persona).

06.10.2004 - Faqeja e UBE do te aktuelizohet edhe me nji link " Kultura e Egjiptjaneve te Balkanit" e cila eshte ne perpunim. Ky link do te permbaje informacione nga Kultura e Egjiptjaneve, poezi, kenga, tregime, aforizme, vica e te tjere. Me kete ju ftojme te bashkepunoni ne perpunimin e ketij linku. Cdo propozim i juaj i cili do te kishte qene interesant per kete faqe ju lutemi ta dergoni ne adresen: balkanaegypter@aol.com

Kryesija e Shoqates "Nefreta" te minoritetit egjiptjan,dega Tirane, me mbeshtetjen e te gjithe antareve dhe simpatizanteve, protestoi ashper ndaj veprimeve arbitrare mesjetare te dhunshme te kryera nga strukturat e policise bashkiake, ne zbatim te urdherit administrativ te Bashkesise te Tiranes, per nxjerrjen nga banesa dhe lenien ne rruge te familjes te kryetarit te pergjithshem te shoqates "Nefreta" te minoritetit Egjyptjan ne Shqiperi, Z.Behar Sadikun, i cili eshte njekohesisht nenkryetar i Unionit Balkano Egjiptjan. Letren Protestuese mundeni ta lexoni ketu.

Ketu mundeni ta beni download, letren protestuese te cilen e dergoi Nenkryetari i UBE-se ne Evropen Perendimore, Qamil Qehaja, ne ambasaden Shiptare te Danimarkes. Tekstin e perdorur ne kete leter mundeni poashtu ta perdorni ne qofte se keni edhe ju deshire te lishoni letren protestuese ne Ambasaden e Republikes Shqiptare ne vendin ku jetoni. Download.

August,2004.Kryetari u Unionit Balkano Egjiptjan ,Rubin Zemon, u takua ne fillim te muajit qershor, ne Pogradec,me Nenkryetarin e Unionit Balkano Egjiptjan Behar Sadikun. Ne kete takim u diskutua organizimi i Kongresit te Dyte te UBE-se i cili duheshte te mbahet ne 24/25/26/09.2004 ne Tirane.Per shkak te gjendjes jashtzakonisht te veshtire re Kryetarit Behar Sadiku,mbajtja e Kongresit shtyhet per nji muaj. Te gjithe shoqatat egjiptjane, si dhe partite politike, jane te thirur te delegojne pjesetaret e Kongresit i cili do te mbahet ne Tirane.

Chati ma Z.Nazmi Arifin i cili u mbajt të djelën 25.01.2004 ... Kliko

 

Me datën 20.03.2004 ne Mülheim an der Ruhr u mbajt mbledhja e pestë rregullore e Unionit te Egjiptjaneve te Balkanit si dhe mbas mandatit te parë te Kryesise te parë të këtij Unioni (2000-2004) u mbajten edhe zgjedhjet për mandatin e dytë te Unionit. Për Kryetare u rizgjodh Zonja Robertina Ashouri, për Nenkryetar te parë Zoteriu Qamil Qehaja, dhe Nenkryetar te dytë Zoteri Haki Rustemi.Per Keshilltarë të Unionit u zgjodhen Zonja Shahej Bajrami dhe Zoteri Mg.Elez Krasniqi. Zoteri Fazli Sadriju u zgjodh si Kryetar i Komisionit per ruajtjen e te drejtave te njeriut.
Në mbledhjen që u mbajt me 20.03.2004 morrën pjesë te gjithë shoqatat të cilat punojnë ne Gjermani si që është Shoqata e Egjiptjanëve të Kosovës- Albstadt- njera nga Shoqatat më të vjetëra që egzistojnë dhe punojnë në Gjermani, Shoqata e Egjiptjanëve të Kosovës nga Konstanci, BNEK, Shoqata Humanitare " Nji popull, nji Komb", Kryesija e IRDK-se, si dhe persona të tjerë të cilet janë adhurues të levizjes të Egjiptjanëve të Balkanit në Evrope.Kryesija e UBE-se i shperbleu keto organizata dhe disa persona te merituara me "Mirënjohje për afirmimin e identitetik etnik të egjiptjaneve në Evropen Perëndimore"

Në mbledhjen e Unionit të Egjiptjanëve të Balkanit u soll vendimi per krijimin e Komisionit të Emergjencës të panvarur parlamentar i cili pranë Kryesisë te UBE-se u zgjerua me këta antar: Muj Qakolli,Tefik Krasniqi,Halil Sadriju,Abdurahman Ramadani,Mukerem Arifi,Dzevdet Gavrani,Faton Kelmendi, Ekrem,Abazi,Qel Kikaj,Afrim Kryeziu,Jahir Zumeraj,Miljazim Alijaj,Murtez Krasniqi,Qel Neziraj,Naser Kongjeli,Nazif Greku,Camil Delija

Kryesinë të ketij komisioni e përbëjnë: Naser Kongjeli, Tefik Krasniqi,Jahir Zyberi, Fazli Sadriju,,Qel Neziraj.

Ky Komision është i hapur dhe i pavarur, dhe i ofron bashkëpunim edhe shoqatave dhe partijave të Ashkalijeve në Evropë te cilet duan të ndihmojne popullin tone në keto momente kritike.

Shkenctarë dhe historianët kosovarë në punimet e tyre shkencore, mbeshtetëten Komunitetin Egjiptiano- Shqipëtarë në origjinen e lashtë të tyre nga Egjipti.
Një thënje nga prof. Esat Satvileci thuhet "Hisoria është me e mir kur shkruhet me doren tënde" , pra komuniteti Egjiptiano-Shqipëtar , patë dhe ka histori por për fat të keq nuk pati shkenctar dhe historian, tha organizatori i simpoziumit ,njëherit edhe deputet z.Xhevdet Neziraj. Raporti komplet: Kliko!
Disa tekste nga Tryeza Shkencore e cila u mbajt të premten në Prishtinë mundeni të lexoni... këtu
Teksti i Prof. Dr. Marcel Courtiade
Letra përshëndetëse e Prof. Dr. Marcel Courtiade-es
Teksti i Mr.Etnologut : Rubin Zemon

Kryetari i Unionit Balkano Egjiptjan Rubin Zemon , me datën 15 dhe 16 shtator , në Strazburg e prezentoi gjendjen e Balkano-Egjiptjanëve, para Këshillit te Europës. Tekstin mundeni ta lexoni në gjuhen Anglishte.Kliko

Egjiptianet e Kosovës nuk duan të identifikohen me grupe te tjera etnike me ngjyrë që jetojnë në Kosovë dhe as të quhen me termat fyes lokale, ka thënë kryetari i Partisë së Egjiptianëve të Kosovës (IRDK), Bislim Hoti, në mbledhjen e fundit të kesaj partie, në të cilën kanë marrë pjesë edhe subjekte te tjera kulturore e shoqërore të egjiptianëve, si ShEK-ja dhe Forumi Rinor i këtij komuniteti.

Kliko!

Ekskluziv:Reportazhi "Ngjura Jete" e Qamil Qehajës

Jeta e kësaj gjenerate e cila i perjetoj ndërrimet e kufijve dhe coptimin e shtetit të mëparme të Jugosllavise, nuk asht e lehtë të përshkruhet. Ndarja e ketij shteti, të cilin në perëndim e quajshin artificial, nuk ishte e mundëshme të parashifej për ata brenda shtetit. Sidomos në kohën kur gjenerata e ime ishin student me plot shpresa, ënderra për nji te ardhme më të lumtur.

Më tepër...

Rektori Dr. Gilles De Louche i INALCO Universiteti në Paris( Instituti Nacional për gjuhet dhe civilizacionet orjentale) ështe i interesuar të bëhen hulumtime nderkombetare dhe institucionale për komunitetet pa teritori kompakte sidomos për Balkano Egjiptjanët, si dhe prej vitit shkollor të ardhshëm 2004/05, në INALCO të studijojne studenta prej pakices Balkano Egjiptjane në lëndët: anglisht dhe frangjisht diplomatik,gjuhët e egjiptjanëve të lashtë dhe politikologji nderkombëtare.

INFORMIM!

Unioni Balkano Egjiptjan ka nevojë për gazetarë dhe perkëthyes për gjuhët: anglishte, frangjishte dhe gjermanishte. Te gjithë te interesuarit lajmërohuni me e-mail , dhe me biografi të shkurtër ne adresën info@balkanaegypter.de

Contact Kontakt Lidhje